• Lucio Dalla

    Caruso → Albanian translation→ Albanian

Favorites
Share
Subtitles
Font Size
Translation
Swap languages

Karuzo

Këtu ku deti shndrit
Dhe era fryn fort
Mbi një tarracë të vjetër
Përballë Gjirit të Sorientit
Një burrë përqafon një vajzë
Pasi kishte qarë
Pastaj i kthjellohet zëri
Dhe rifillon këngën
 
Të dua shumë
Po shumë, shumë, e di
Është një zinxhir tashmë
Që shkrin gjakun e venave të tua, e di.
 
Pa dritat në mes të detit
Mendoi për netët atje në Amerikë
Por ishin vetëm prozhektorët
Dhe gjurma e bardhë e një helike
Ndjeu dhimbjen e muzikës
U ngrit nga pianoja
Por kur pa hënën të dilte nga një re
J'u duk më e ëmbël edhe vdekja
Pa në sy vajzën
Ata sy të gjelbër si deti
Pastaj papritur doli një lot
Dhe j'u duk sikur u mbyt
 
Të dua shumë
Po shumë, shumë, e di
Është një zinxhir tashmë
Që shkrin gjakun e venave të tua, e di.
 
Fuqia e lirikës
Ku çdo dramë është e stisur
Ku me pak truk dhe mimikë
Mund të bëhesh dikush tjetër
Por dy sy që të shohin
Kaq afër dhe të vërtetë
Të bëjnë të harrosh fjalët
Të trazojnë mendimet
Kështu gjithçka bëhet e vogël
Edhe netët atje në Amerikë
Kthehesh dhe sheh jetën tënde
Si gjurmën e një helike
Ah po, është jeta që mbaron
Por ai s'e vrau mendjen shumë
Përkundrazi, ndihej i lumtur
Dhe rifilloi këngën e tij
 
Të dua shumë
Po shumë, shumë, e di
Është një zinxhir tashmë
Që shkrin gjakun e venave të tua, e di.
 
Original lyrics

Caruso

Click to see the original lyrics (Italian)

Comments